Skip to content Skip to footer

Teoritë antropologjike: Hyrje e shkurtër

Teoritë antropologjike: Hyrje e shkurtër
Prof. Asoc. Dr. Arsim Canolli, Departamenti i Antropologjisë/Fakulteti Filozofik

Libri “Teoritë antropologjike: Hyrje e shkurtër” (UP, 2019) është libër universitar për studentët e antropologjisë, por edhe të shkencave të tjera shoqërore që studiojnë teoritë kulturore dhe mendimin bashkëkohor mbi kulturën dhe shoqërinë. Libri ofron një pamje kronologjike të teorive antropologjike të zhvilluara në kontekst të zhvillimit të vetë disiplinës, si dije empirike dhe analitike.

Libri shtrihet në dymbëdhjetë kapituj tematikë, që ndjekin kursin e ligjëratave në lëndën specifike “Teoritë antropologjike” në studime BA në Departamentin e Antropologjisë, duke ofruar një orientim në lexim dhe diskutim për studentët. Ky libër është manual hyrës për studentët e antropologjisë dhe të shkencave të tjera shoqërore që u interesojnë teoritë antropologjike mbi kulturën e shoqërinë.

Ky libër ofrohet FALAS si PDF për lexim, shkarkim, shpërndarje, riprodhim, shtypje dhe ruajtje (si libër i plotë) në sistem informacioni.

Description

“Teoritë antropologjike: Hyrje e shkurtër” është një hyrje e shkurtër në antropologji, që fokusohet në fushën e teorive antropologjike. Libri u ofron studentëve të antropologjisë dhe shkencave shoqërore e dijeve humane një skicë të zhvillimit të mendimit teorik antropologjik. Libri përmban parathënien, 12 kapituj tematikë, bibliografinë dhe indeksin e emrave.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Teoritë antropologjike: Hyrje e shkurtër”

Your email address will not be published. Required fields are marked *