Identiteti në ndërveprim: Gjuha gjermane dhe formimi kulturor i brezit të ri në hapësirën albanofolëse
Ky vëllim përmbledh esetë reflektive të 37 studenteve dhe studentëve të nivelit master nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës, të hartuara në kuadër të projektit kërkimor mbi formimin e identitetit kulturor të brezit të ri albanofolës nën ndikimin e gjuhës dhe kulturës gjermane.
Përmes rrëfimeve personale, libri trajton mënyrën se si të rinjtë e përjetojnë nxënien dhe përvetësimin e gjuhës gjermane, jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe si hapësirë reflektimi, zhvillimi profesional dhe rinegocimi identitar. Esetë dëshmojnë se shumëgjuhësia dhe kontakti ndërkulturor nuk përjetohen si humbje e përkatësisë shqiptare, por si zgjerim i saj në kontekstin bashkëkohor të globalizimit.
Botimi ofron një pasqyrë të rëndësishme mbi lidhjet historike, familjare, arsimore dhe shoqërore të hapësirës albanofolëse me botën gjermanishtfolëse, duke vënë në pah rolin e gjuhës gjermane në formësimin e perspektivave akademike, profesionale dhe kulturore të brezit të ri.
Shkarko librin në formatin PDF
Shkarko librin në formatin ePub


Reviews
There are no reviews yet.