Edukimi për Integrimin STEAM nga Fatlume Berisha dhe Eda Vula
Në botën e sotme dinamike, nismat për edukimin e integruar STEAM (Shkenca, Teknologjia, Inxhinieria, Arti dhe Matematika) kanë potencialin të transformojnë rrënjësisht mënyrën se si konceptohet dhe zbatohet arsimi i të rinjve. Edukimi STEAM shihet si një qasje thelbësore për zhvillimin e kompetenecave të shekullit XXI. Ky libër sjell një kontribut të rëndësishëm në fushën e edukimit, duke ofruar një bazë teorike të qëndrueshme dhe udhëzime praktike për zbatimin efektiv të qasjes së integruar STEAM në kontekste të ndryshme mësimore.
Libri prezanton tema kyce, si teoritë bashkëkohore të të nxënit, metodat interaktive të mësimdhënies, panifikimin dhe organizimin e orës mësimore, si dhe praktikat e vlerësimit për zbatimin e edukimit të integruar STEAM. Përmes shembujve konkretë dhe strategjive të zbatueshme, libri synon të mbështesë studentet dhe mësimdhënësit në nxitjen e të menduarit kritik e kreativ, zhvillimin e shkathtësive praktike dhe lidhjen e koncepteve shkencore me artin dhe teknologjinë.
Libri pasuron literaturën e fushës me perspektiva të reja dhe të zbatueshme në kontekste të ndryshme arsimore, të cilat mund të shërbejnë si udhëzues për mësimdhënës, hulumtues e studentë. Ai gjithashtu refkekton angazhimin e autoreve drejt zhvillimit të programit për edukimin STEAM dhe themelimit të laboratorit STEAM brenda Fakultetit të Edukimit, të cilat pritet të shërbejnë për avancimin e qasjes së integruar STEAM nga mësimdhënësit dhe hulumtuesit.
Shkarko librin këtu.


Reviews
There are no reviews yet.