Skip to content Skip to footer

Themelimi i Bibliotekës Qendrore Universitare

Biblioteka Qendrore Universitare (në tekstin e mëtejmë BQU) është njësi organizative në kuadër të Universitetit të Prishtinës.
BQU e ka vulën e vet të rrumbullakët dhe katrore, me tekstet e shkruara në përputhje me ligjin mbi përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë
Në bazë të nenit 26 të Ligjit nr. 04/l-097 për Bibliotekat është paraparë që Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës të ndahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës të cilën e menaxhon Ministria përkatëse për Kulturë dhe Bibliotekën Qendrore të Universitetit të Prishtinës e cila menaxhohet nga Universiteti i Prishtinës. Ndarja e këtyre dy bibliotekave është bërë me memorandum të bashkëpunimit Nr. 817, datë 15.4.2013, të lidhur ndërmjet MASHT, MKRS, UPHP, MF dhe BKUK.

Veprimtaria e Bibliotekës Qendrore Universitare

Biblioteka Qendrore Universitare mbledhë, përpunon dhe ofron në përdorim koleksione mësimore, materiale, informacione dhe shërbime bibliotekare për zhvillimin e veprimtarisë arsimore, shkencore si dhe për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve e mësimdhënësve të tyre. Biblioteka Qendrore Universitare ofron shërbime për studentët dhe personelin mësimor duke iu dhënë në huazim materiale bibliotekare dhe duke siguruar qasje në burimet elektronike të informacionit. Ofron shërbime profesionale për bibliotekat e fakulteteve përkatëse. Veprimtaria e bibliotekave universitare mbështetet në standardet ndërkombëtare bibliotekare. Biblioteka Qendrore Universitare është pjesë përbërëse e Rrjetit të njësuar Bibliotekar të Kosovës me qëllim të zbatimit të standardeve bibliotekare, përgatitjes dhe shpërndarjes së bazës së të dhënave dhe begatimit e bashkërenditjes së bashkëpunimit ndërbibliotekar. BQU siguron qasje në biblioteka elektronike ndërkombëtare. Me qëllim të realizimit të detyrave të veta dhe të përparimit të veprimtarisë bibliotekare, BQU bashkëpunon me ndërmarrjet botuese, institucionet arsimore, shkencore dhe organizatat kulturore dhe artistike në vend dhe në botën e jashtme.
Në materiale bibliotekare përfshihen: librat, broshurat, revistat, gazetat, riprodhimet e veprave të artit vizual, riprodhimet e veprave hartografike, riprodhimet e planeve urbanistike dhe materiale tjera që shfrytëzohen në procesin mësimor, shkencor dhe artistik;
BQU ka mision kryesor ofrimin e informatave të domosdoshme për të gjitha palët e interesuara brendapërbrenda Universitetit të Prishtinës për nevoja të mësimdhënies, të mësimnxënies, të punës hulumtuese shkencore dhe kulturore e artistike. BQU do të mbledhë dhe do të arkivojë publikime, do të jetë vendi qendror për depozitimin e librave, të revistave dhe të materialit tjetër mësimor, shkencor dhe artistik të Universitetit të Prishtinës, dhe do të ofrojë qasje të barabartë në to.

Vlerat tona

Bashkëpunimi

Integer venenatis quam viverra lorem sed lobortis euismod lobortis

Fokusi

Integer venenatis quam viverra lorem sed lobortis euismod lobortis

Diversiteti

Integer venenatis quam viverra lorem sed lobortis euismod lobortis

Ekspertiza

Integer venenatis quam viverra lorem sed lobortis euismod lobortis

Inovacioni

Integer venenatis quam viverra lorem sed lobortis euismod lobortis

Personeli

Jehona Shala

Zyrtare e Bibliotekës

Teuta Beqiri

Zyrtare e Bibliotekës

Teuta Reka

Zyrtare e Bibliotekës

Fahrije Simnica

Zyrtare e Bibliotekës

Naime Zylfiu

Zyrtare e Bibliotekës

Flora Mazrekaj,

Zyrtare e Bibliotekës

Lulzim Berisha

Zyrtar i Bibliotekës

Agim Vitia

Zyrtar i Bibliotekës

Jalldyze Hoxha

Zyrtare e Bibliotekës

Mejreme Gashi

Zyrtare e Bibliotekës

Lulzime Qeriqi

Përgjegjëse për depo

Bisire Tomrecaj

Bibliotekiste-përpunim i materialeve